Në UBT ka filluar transferimi i studentëve nga universitetet dhe kolegjet e tjera, për përfundim të studimeve, me ç’rast janë shpallur procedurat e aplikimit të transferimit që nga 15 janari.
Sipas procedurave të transferimit, hapi i parë që duhet ta bëjë çdo student, i cili do të kërkojë të ndjekë programet e të njëjtit cikël në UBT, është plotësimi i formularit për aplikim, me kushtin që studentët të kenë të përfunduar së paku një provim në njërin prej institucioneve shtetërore apo private të arsimit të lartë në Kosovë.
Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit për transferim të studimeve është 28 shkurti, ndërkohë sipas udhëzimit të UBT-së , aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës në Rektoratin e UBT-së, ndërkaq studentët nuk e kanë nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë.
Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi tha se deri tash ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të studentëve, që dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në UBT.
“Vetëm këto ditë, mbi 100 studentë kanë aplikuar për transferim, prandaj profesionalizmi dhe cilësia maten nga dëshira e madhe e studentëve për të vazhduar studimet në UBT”, vlerësoi ai, teksa numëroi arsyet se pse studentët duhet të zgjedhin UBT-në.
“UBT ofron 16 programe unike të studimeve në nivelin bachelor e master, shumica prej të cilave nuk ofrohen në institucione të tjera, si dhe ka partneritet me më shumë se 250 universitete dhe institucione prestigjioze vendore e ndërkombëtare, përmes të cilëve ofrohen mundësi të studimit jashtë vendit”, tha rektori Hajrizi, për të shtuar se “studimin në UBT e bën akoma më tërheqës anëtarësimi në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë EOQ-në, IPMA-në, IFAC-in, ITA-në etj., si dhe vlerësimi me Çmimet më të larta vendore e ndërkombëtare për cilësi“.
Duke folur për zgjerimin dhe kushtet e UBT-së, Hajrizi tha se UBT ka filluar t’i shtojë degët e tij, si rezultat i interesimit të madh të studentëve.
“Kampuset e UBT-së gjenden në Prishtinë, në Lipjan, në Prizren dhe në Ferizaj, ndërkaq zyrat për kontakt ndodhen në Gjilan, në Tiranë, në Vjenë dhe në Budapest, në mënyrë që të jemi sa më afër studentëve tanë”, theksoi Hajrizi, i cili duke folur për kushtet shtoi se, në Kampusin Inovativ të UBT-së ndodhet biblioteka më e madhe në rajon, si dhe laboratorët e pajisur me mjetet dhe pajisjet më të sofistikuara teknologjike.
Në 15 vjet të ekzistimit, UBT ka pasur më shumë se 22 mijë studentë, teksa vetëm brenda një viti regjistrohen afërsisht 9 mijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje