LAJMI I FUNDIT:

Glauk Konjufca flet për idenë e këmbimit të territoreve

Glauk Konjufca flet për idenë e këmbimit të territoreve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e akademik Rexhep Qosja për këmbim të territoreve.

“Ne gjithmonë duhet të jemi të interesuar për shqiptarët jashtë Kosovës, sidomos në Luginë të Preshëvës, ku shkelja e të drejtave të shqiptarëve është mëse evidente”, tha Konjufaca.

“Por në kontekstin aktual për shkëmbim të territoreve – kjo temë do të mund të hapej po të ekzistonte një konsensus i superfuqive, sikur ai i Berlinit, ku fuqitë do t’i vizatonin hartat e reja të Europës”.


“Kur këtë temë e hapin shqiptarët e nuk e ka askush në mendje prej bashkësisë ndërkombëtare – kjo i bie se e kanë zor me i kry detyrat shtetërore”, ka thënë Konjufca në Zona B të Klan Kosova.

Konjufca ka thënë se opozita vazhdimisht ka pohuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën mirë.

“Në shoqërinë tonë u krijua një konsensus se dialogu nuk ka shkuar mirë, përderisa pozita ka thënë se dialogu ka shkuar mirë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk ka shkuar mirë.Rezultatet e dialogut janë sfiduar edhe nga institucionet tona të brendshme siç ka qenë vendimi i Kushtetueses me Zajdenicën”, tha Konjufca.

Konjufca si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se duhet të analizohet se ku ka dështuar dialogu, dhe të nxjerrën përfundimet se ku kanë qenë problemet.

“Mos kemi diskutuar vetëm për punët tona të brendshme ose mos i kemi zgjedhur gabim temat në listë? A duhet të diskutohet me Vuçiqin apo edhe me serbët brenda Kosovës?”.

Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel nuk i ka sjellë të mira Kosovës.

“Problemi më i madh me dialogun kanë qenë marrëveshjet që Kosovën e kanë vendosur pafavorshëm në këtë rajon.Ato i kanë hyrë Kosovës në shtetësi dhe në integritetin e saj – kjo ka ndodhur shkaku i politikës. Ose mos ka ndodhur kjo sepse pala kosovare kanë shkuar të papërgatitur në dialog”, tha Konjufca.

Ai poashtu është shprehur se munguar vullneti i mirë që në dialog të ftohen të gjitha palët.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori