LAJMI I FUNDIT:

Opozita s’e pranon kryeakademikun

Opozita s’e pranon kryeakademikun

Emërimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, në krye të Komisionit Shtetëror për Matjen e Territorit po kundërshtohet ashpër nga opozita dhe analistët politikë, pasi që, sipas këtyre të fundit, me këtë Komision po tentohet të kamuflohet dëmi që i është bërë vendit me Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë, Islami ka premtuar se “Komisioni do të qëndrojë larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake dhe grupeve të interesit”.


Mustafa: S’përzihemi në punën e Komisionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar anëtarët e rinj të këtij Komisioni ka thënë se ekzekutivi i vendit nuk do të përfshihet fare në punën e këtij Komisioni, shkruan “Zëri“.

“Ne si Qeveri nuk do të japim konkluzione sesi të punojë Komisioni, sepse konsiderojmë se ai është profesional dhe do ta lëmë në përgjithësi dhe në kompetencë të Komisionit që t’i përcaktojë kriteret, metodologjinë dhe teknikat e matjes së territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa

Shefi i Qeverisë ka bërë të ditur se raporti përfundimtar i këtij Komisioni do të dorëzohet në Kuvend me aprovimin e Qeverisë.

“Raporti që ju do të bëni përfundimisht do ta aprovojë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe pastaj me këtë raport do ta njoftojmë Kuvendin, qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me territorin që e kemi tani dhe territorin që e kemi pasur para datës 25 gusht të vitit 2015”, ka thënë Mustafa. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Kalo në kategori