LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Lëndët e reja të PSP-së janë me urdhër partiak

OBRM-PDUKM: Lëndët e reja të PSP-së janë me urdhër partiak

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar sot pas hapjes së PSP-së dy lëndët e reja “Tanku” dhe “Tarifa”. Sipas tyre, hapja e këtyre dy lëndëve të reja është me urdhër partiak dhe vazhdimi i joprofesionalizimit të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’
Lexo po ashtu PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’

“Në vend që të përgjigjet në pyetjet aktuale, Katica Janeva vetëm vërteton se gjithë aktivitetet e saj të deritanishme janë me urdhër për të mbrojtur kriminelin Zoran Zaev dhe të njollosin politikisht OBRM-PDUKM-në. Kjo është edhe një defokus i Katica Janevas nga vendimi i turpshëm për tu tërhequr nga rasti “Puç””, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti fare nuk kanë komentuar lëndët që sot i hapi PSP-ja./Telegrafi/