LAJMI I FUNDIT:

Propozim-rezoluta e eurodeputetit Ivo Vajgl: Të hapen bisedimet, të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë

Propozim-rezoluta e eurodeputetit Ivo Vajgl: Të hapen bisedimet, të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, e ka prezantuar propozim-rezolutën për Maqedoninë në aspekt të Raportit të përparimit për vitin 2016 të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky raport do të diskutohet në Komitetin për punë të jashtme – AFET në PE në Bruksel. Sipas korrespondentit të AIM-së nga Brukseli, për herë të parë, përveç se Vajgl propozon hapjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE, ai propozon zhvillimin e ”nismave të reja” së bashku me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz, për t’i dhënë fund çështjes së tejzgjatur të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.


Raporti përfshinë konkluzat e Këshillit Evropian nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, pastaj Deklarata e Koferencës së parisit për Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në vitin 2016, raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhje të suksesshme të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2016, Rezolutën 817 dhe 845 të OKB-së për Maqedoninë, të vitit 1993 dhe aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë ndaj Maqedonisë./Telegrafi/