LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Tetovë shënohet festa “Uji i bekuar”

Edhe në Tetovë shënohet festa “Uji i bekuar”

Shënimi i festës ortodokse “Uji i bekuar” ishte arsyeja e mbledhjes së një numri të madh të besimtarëve ortodoks në kishën “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kremtimi i kësaj feste vazhdoi para pishinës së kishës “Kirili dhe Metodi”, ku prifti Josif filloi ceremoninë me ligjeratë fetare dhe hodhi kryqin në ujë.

Në mes tre krishterëve Stanisllav Bojçeski, Darko Gjorgjevski dhe Dalibor Gjorgjevski, më i shpejtë për kapjen e kryqit ishte 22 vjeçari Stanisllav Bojçeski./Telegrafi/