Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi vizitoi sot Komunën e Pejës, ku fillimisht u prit nga kryetari Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi, tha se bashkë me kryetarin kanë analizuar çështjet dhe kërkesat të cilat i ka Komuna e Pejës, por edhe mundësinë për investime në këtë Komunë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi është në mbështetje të proceseve të zhvillimit të bujqësisë, zhvillimit ekonomik dhe turizmit, në veçanti për shkak se Peja është një ambient ku mund të zhvillohet turizmi”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Meqenëse Buxheti i Republikës së Kosovës sivjet është shumë më i lartë dhe 45 për qind janë më shumë për investime kapitale, zëvendëskryeministri Kelmendi ka vënë theksin tek fillimi i investimeve lokale, në mënyrë që ky proces të ecë sa më shpejt dhe punimet e planifikuara të kryhen gjatë vitit kalendarik.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se zëvendëskryeministrin Kelmendi e ka njoftuar për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të Komunës së Pejës, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.
“Kërkuam ndihmë nga zëvendëskryeministri që të angazhohet për zhvillim sa më të fuqishëm të këtyre dy sektorëve në Republikën e Kosovës, por me theks të veçantë në Komunën e Pejës”, tha kryetari Muhaxheri.
Gjatë qëndrimit në Pejë, zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi edhe dy shkolla të kësaj Komune, Shkollën e Mesme Teknike, “Shaban Spahija” dhe Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike, “Ali Hadri”.
Duke inkurajuar të rinjtë që të mësojnë sa më shumë, zëvendëskryeministri Kelmendi, tha se shteti i Kosovës do të mbështetet në mësimet e tyre, në mënyrë që pas përfundimit të shkollimit ata të përzgjedhen në drejtimet e duhura, shumë të nevojshme për t’i avancuar proceset zhvillimore.
“Ky institucion është shumë i domosdoshëm për ekonominë e Kosovës, sepse shumë shpejt ekonomia e saj do të zhvillohet dhe do të arrijë shtetet tjera të regjionit, por edhe t’i tejkalojë. Jam i interesuar që niveli arsimor të ngritet dhe të arrijë në nivelin e duhur dhe me këtë rast, ftoj stafin edukativ-arsimor që të punojë jashtëzakonisht shumë, në mënyrë që këta të rinj t’i orientojmë në rrugën e duhur”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Më tej, zëvendëskryeministri tha se industria dhe ekonomia ka nevojë për profilet e këtyre drejtimeve.
“Profilet e tilla, pra nxënësit që mësojnë nga literatura që jepet në këto shkolla, gjithmonë gjejnë punësim dhe punësimet e tyre janë të qëndrueshme dhe të përhershme dhe kanë të hyra jashtëzakonisht më të mëdha, sesa profilet tjera. Ju inkurajoj që të arrini sa më shumë dhe të bëheni pjesë e shtetndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, tha se pasi që arsimi profesional është shpallur prioritet edhe nga Qeveria e Kosovës, nxënësit e kësaj shkolle e kanë gjetur veten në ekonominë e vogël dhe në punët tjera.
“Në këtë lloj shkollimi, që do të ofrohet nga shteti i Kosovës, në të ardhmen do jeni pjesë e zhvillimit të tij dhe pjesë e zhvillimit të shumë fushave dhe segmenteve në Evropë dhe më gjerë”, tha drejtori Avdimetaj, duke theksuar se arsimi profesional është bazë e mirë e zhvillimit të ekonomisë së shtetit.
Ndërsa, drejtorët e të dy shkollave u shprehën të kënaqur me vizitën e zëvendëskryeministrit Kelmendi, duke marrë parasysh se ai ka qenë mësimdhënës dhe e kupton rolin dhe rëndësinë që ka arsimimi i të rinjve.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, u takua edhe me përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Pejës, të cilët i informoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.
Gjatë bashkëbisedimit zëvendëskryeministri Kelmendi i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve se Qeveria është duke punuar për finalizimin e pakos së dytë fiskale, e cila do të krijojë lehtësira të ndryshme ekonomike.
Zëvendëskryeministri Kelmendi, ka inkurajuar përfaqësuesit e bizneseve që të jenë pjesë e Forumit Ekonomik që do të mbahet më 31 janar në Romë të Italisë, si mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave nga fusha ekonomike.
Përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Pejës shprehën kënaqësinë për prezencën e zëvendëskryeministrit Kelmendi para të cilit paraqitën kërkesat e tyre për nevojën e investimeve nga Qeveria e Kosovës në këtë rajon, si dhe për krijimin e lehtësirave për bizneset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A