LAJMI I FUNDIT:

Vankovska: Nuk ka njeri që ka pritur se Janeva do ta ndjek Zaevin! (Foto)

Vankovska: Nuk ka njeri që ka pritur se Janeva do ta ndjek Zaevin! (Foto)

Profesoresha Biljana Vankovska, në profilin e saj në Facebook ka shënuar se nëse Prokurorja Speciale Katica Janeva do ta ndjekte kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, do të ishte fantashkencë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Vankovskën, vendimi i PSP-së në krye me Katica Janevën për tërhequr akuzën kundër Zaevit, nuk është aspak befasuese.


‘Mund lirisht të them se nuk ka njeri i cili ka pritur që Katica ta ndjek Zaevin-ajo do të ishte në nivel të fantashkencës! Dhe të them të drejtën, nëse më pyesni mua, më së shumti ndjej keqardhje çka Verushevski është në liri sesa kundër Zaevit nuk do të realizohet kontest gjyqësor’, shkruan Vankovska ndër të tjera. /Telegrafi/