LAJMI I FUNDIT:

Augusto ftoi Oscarin dhe Hulkun në Kinë

Augusto ftoi Oscarin dhe Hulkun në Kinë

Braziliani Renato Augusto ka treguar se Oscar dhe Hulk e kanë telefonuar para se të transferoheshin në Kinë, ndërsa ka zbuluar se ushqimi në këtë vend nuk i pëlqen.  

Augusto që luan me Beijing Guoan sezonin e shkuar ka pasur 23 paraqitje me këtë skuadër.


“Oscar dhe Hulk para se të vinin në Kinë më kanë telefonuar”.

“Ju kam thënë ejani këtu, Superliga kineze është fantastike”.

“Pekini është një qytet  i jashtëzakonshëm. Gjithçka është perfektë këtu. I vetmi problem është ushqimi, pasi unë adaptohem me vështirësi me këtë”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/