LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon se cilin vendim të Rugovës e kishte pëlqyer (Video)

Thaçi tregon se cilin vendim të Rugovës e kishte pëlqyer (Video)

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka qenë një njëri i guximshëm, që kishte marrë përgjegjësinë e udhëheqjes në vitet e 1990-ta, dhe se kishte krijuar kohezion politik e kombëtar që si pasojë ka rezultuar “me një moment kthese” nga Serbia.

Por, megjithë respektin e treguar për Rugovën, Thaçi thotë se nuk e kopjon atë.

Ai ka thënë se nuk e ka model asnjërin nga presidentët e kaluar të Kosovës “sepse unë jam vetvetja, kam agjendën e vizionin tim”.


Duke komentuar punën që kanë bërë ish-presidentët e Kosovës, ai ka thënë se Rugova ka bërë senzibilizimin për kauzën e Kosovës në ditët më të vështira,

Për  Fatmir Sejdiun thotë se ka pasur rol aktiv në Ekipin e Unitetit në bisedimet për statusin final të Kosovës në Vjenë; kurse për Behgjet Pacollin thotë se për periudhën e shkurtër që ka pasur, ai ka treguar përgjegjësi të lartë kushtetuese.

Ai ka thënë se e çmon edhe punën e Atifete Jahjagës.

“Secili i ka meritat e veta”, ka thënë Thaçi në emisionin ‘Komiteti’, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin e tij me Ibrahim Rugovën në vitet e 90-ta, ai ka thënë se ka pasur mundësi që të ketë komunikim më të mirë.

“E çmoj shumë Rugovën për një vendim që s’i ka dëgju disa me dalë në zgjedhjet e Serbisë në vitet 1993, 1994”, ka thënë ai.

“Hapat e mëtutjeshëm janë gjithnjë të diskutueshëm”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Lajme
Kalo në kategori