LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti takohet me Nikolla Gruevskin

Ali Ahmeti takohet me Nikolla Gruevskin

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për Telegrafi në Maqedoni, ka konfirmuar se Ali Ahmeti është takuar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, me të cilin ka biseduar rreth rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.

“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e BDI-së.


Në këtë njoftim nga ana e BDI-së nuk thuhet se ka pasur bisedime për formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/