LAJMI I FUNDIT:

Debat i nxehtë në Komisionin për Punë të Jashtme: Opozita nuk e pranon projektligjin për Fondin e Ballkanit perëndimor

Debat i nxehtë në Komisionin për Punë të Jashtme: Opozita nuk e pranon projektligjin për Fondin e Ballkanit perëndimor

Ndonëse u votua me shumicë votash, Projektligji që ka të bëjë me Fondin e Ballkanit Perëndimor, ka ngjallur debat në Komisionin për Punë të Jashtme.

Shqyrtimi i këtij projektligjit ka bërë që të ketë përplasje në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës kanë thënë se nuk e përkrahin këtë marrëveshje për shkak se përmban fusnotë.


Puhie Demaku, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), e quajti shqetësuese këtë, duke theksuar se përmes kësaj marrëveshjeje Kosova e pranon vetën me fusnotë.

Ndërsa, Zafir Berisha nga “Nisma për Kosovën”, u shpreh se fusnota e vendosur tregon varësi, e që sipas tij, kjo vjen pas dialogut me Serbinë.

Derisa, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Kosovës nuk i duhet fusnota.

“Do të ishte mirë që ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), të ishte këtu dhe ta detajizonte këtë marrëveshje”, ka theksuar Lekaj.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, edhe pse ka thënë se ndanë shqetësimin për fusnotën, ajo u shpreh se ky fond ka për qëllim nxitjen e projekteve të vogla dhe të mesme, për çka Kosova sipas saj, ka shumë nevojë.

“Kosova në asnjë mënyrë nuk bënë të përjashtohet nga ky Fond i Ballkanit Perëndimor, por të rishikohet në Kuvend se si të zgjidhet çështja e fusnotës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se fusnota nuk mund ta largohet nga kjo marrëveshje.

Ai ka thënë se “ne nuk po votojmë për fusnotën, por për një projektligj që Kosovën e bënë pjesë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, e që ka përfitime të shumta”.

“Refuzimi ynë s’i ndihmon qëndrimit tonë që të largohet Serbia”, ka shtuar Beqiri.

Debati shpërthej ndërmjet deputetes së VV-së, Puhie Demakut dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Derisa, Demaku u shpreh se pranimi i këtyre çështjeve ka sjell deri te situata aktuale në veri të vendit,  deputetja Deliu- Kodra është kundërpërgjigjur duke thënë se përgjigja më e mirë që i është dhënë Serbisë, është aksioni në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori