Ministria e Financave me huamarrjen e fundit (të martën) nga bankat komerciale vendore në vlerë prej 32 milionë euro e ka çuar borxhin e çdo qytetari të Maqedonisë në 2442 euro. Kështu tregon numëratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), shkruan gazeta Koha. Borxhi për kokë banori sipas këtij numëratori vazhdimisht është rritur nga viti 2010, dhe në vlerë absolute në muajin e parë të vitit 2017 kap shifrën prej 4.9 miliardë euro, apo 56 për qind më shumë se në vitin 2010, gjegjësisht borxhi publik për 6 vite është rritur për 2.8 miliardë euro.
Të dhënat e publikuara të ASHAM-it tregojnë se në vitin 2010 borxhi publik kapte shifrën prej 1.936 miliard euro, kurse me huamarrjen e fundit në tregun bankar në Maqedoni në vlerë prej 32 milionë eurove, borxhi publik kap shifrën absolute prej 4.899. 474. 874 euro. Kjo do të thotë se nga viti 2010 e deri në janar të vitit 2017 borxhi për kokë banori pothuajse është trefishuar, respektivisht nga 950 euro sa ishte në vitin 2010, tani shteti çdo qytetarë të Maqedonisë mesatarisht e ka futur në borxh 2.442 euro, apo mesatarisht brenda një dite shteti është futur në borxh 1.34 milionë euro. Kjo mesatarisht i bie 56 mijë euro në orë, ose mesatarisht 16 euro në sekondë.
Gjithashtu sipas numëratorit të borxhit publik të ASHAM-it, në vitin 2010 borxhi publik ishte 27.2 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, ndërsa në muajin janar të këtij viti borxhi publik ka nivelin prej 52.14 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, apo rritje prej 24,94 për qind. Të dhënat janë publikuar në numëratorin për borxhin publik të ASHAM-it dhe tregohet se viti 2016 shënon vitin me rritjen më të lartë të stokut të borxhit, duket arritur kështu vlerën prej mbi 530 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë