Hungaria i ka thënë Gjermanisë të mos shtrijë kontrolle kufitare në zonën e Schengenit dhe në Bashkimin Evropian, një kërkesë e ardhur nga frika se do të shkatërrojë ekonominë e vendit.
Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, ka thënë se politika e hapur e kufijve ishte thelbësore për tregtinë mes vendeve anëtare. Por, ai paralajmëroi se të gjitha vendet e BE-së, kanë një përgjegjësi që të ruajnë kufijtë e jashtëm të kontinentit, kjo për të ndihmuar në luftën kundër kërcënimeve terroriste dhe për të zvogëluar lëvizjen ilegale të emigrantëve.
Zona Schengen është një zonë e përbërë nga 26 vende evropiane të cilat kanë hequr zyrtarisht marrjen e një vize për të kaluar në një vend në tjetrin dhe ka shmangur kontrollin kufitar por frika e sigurisë dhe krizës së emigrantëve, kanë çuar në ri-futjen e disa kontrolleve.
“Dëshira ime do të ishte që Gjermania të mos zgjasë kontrollet por për këtë të gjitha vendet në fjalë do të duhet të mbrojnë kufijtë e jashtëm të BE-së si ne”, ka thënë po ashtu Szijjarto.
Ai paralajmëroi se kontrolle shtesë kufitare brenda zonës do të dëmtojë ekonominë. “Kufijtë e brendshëm të BE-së duhet të jenë të hapura kur Shengen të vdes, pasi ekonomia e hapur vdes”,- u shpreh Szijjarto.
Duke iu referuar kompanive të mëdha industriale në Hungari, ai ka theksuar: “Në qoftë se kamionët kontrollohen përsëri në kufi dhe ka radhë, sistemi nuk do të funksionojë”, transmeton Koha Jonë.
Kur u pyet në lidhje me trajtimin e emigrantëve të cilët janë duke luftuar në temperatura nën zero në kufin mes Serbinë dhe Hungarisë, Ministri i Jashtëm, është shprehur se:
“Në mënyrë që të marrin ndihmë të shpejtë, emigrantët duhet të regjistrohen në Serbi dhe të shkojnë për strehim atje. Shumë prej tyre nuk duan për shkak se ata duan të aplikojnë për azil në një vend tjetër më vonë. Por nuk kanë të drejtë themelore të njeriut që qeniet njerëzore mund të marshojnë nëpër vende të sigurta dhe më pas të zgjidhnin cilin vend duan të jetojnë”.
Ai shtoi edhe se: “Hungaria ka një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe të gjithë e dinë këtë: ne nuk do të lejojë asnjë udhëtim të paligjshëm nëpërmjet vendit tonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe