LAJMI I FUNDIT:

Përse është mirë që bebet të lindin me kokë të madhe?

Përse është mirë që bebet të lindin me kokë të madhe?

Normalisht, të pasurit një të ashtuquajtur “kokë të madhe” nuk konsiderohet gjë e mirë. Por, sipas hulumtimeve të reja të kryera në Britani të Madhe, gjëja më e mirë për bebet tuaja mund të jetë lindja me kokë të madhe.

Kjo sepse bebet me koka të mëdha kanë tendenca të bëhen më inteligjentë, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, i cili është publikuar në revistën ‘Molecular Psychiatry’, kishin qenë duke hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm kur e kishin bërë këtë zbulim të ri. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.

Gjatë analizave të tyre, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste të ndryshme.

Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja prej 13.5 – 14 inçëve janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori