LAJMI I FUNDIT:

Walker: Shqiptarët kanë arsye të brengosen me fitoren e Trumpit, Amerika nuk do të jetë e njëjta (Video)

Walker: Shqiptarët kanë arsye të brengosen me fitoren e Trumpit, Amerika nuk do të jetë e njëjta (Video)

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker në emision “Personale” të RTV Dukagjinit ka thënë se shqiptarët kanë shumë arsye të brengosen me fitoren e Donald Trumpin pasi Amerika siç tha ai nuk do të jetë e njëjta.

Ai tha se janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovar do të brengosej.


“Keni shumë arsye për t`u brengosur. Unë jam i brengosur. Shumë qytetarë në SHBA janë të brengosur. Për shkak të fushatës, për shkak të shumë arsyeve. Nuk e njoh z. Trump dhe nuk i njoh njerëzit rreth tij. E njohim si biznesmen por ka pikëpyetje se sa ka qenë i mirë si biznesmenë. Unë mendoj se ky zotëria këtu, presidenti Obama do të shkoj në histori si një president i jashtëzakonshëm”, tha Walker, transmeton Telegrafi.

Ish-ambasadori Walker tha se presidenti Obama të bind se mendon thellë para se të flas, ndërkaq presidenti Trump të krijon përshtypjen se flet para se të mendoj.

“Madje janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovarë do të brengosesha… E kemi Rusinë që është e gatshme për aventura si në Krime apo Siri. Shpresoj që lidhja ruso-serbe të mos ketë ndonjë ndikim në administratën Trump”, tha ish-ambasadori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori