Lindi fëmijën në veturën policisë, shkaku i borës që kishte bllokuar trafikun (Foto)
Emily McBride nga Staffordshire i Anglisë e ka lindur fëmijën në ulësen e pasme të veturës së policisë, sepse ishte bllokuar në trafik shkaku i stuhive të borës.
Tom Carson që është bashkëshorti i 20-vjeçares, ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, sepse vetura tij kishte mbetur afro katër kilometra larg spitalit, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, në afërsi ka kaluar njësiti policor dhe i kanë marrë me vete për t’i dërguar në qendrën spitalore.
Megjithëse dritat e kaltra ndihmonin që makinat të largohen nga rruga, ata nuk kanë arritur të shkojnë me kohë.
“Nuk doja të lindja aty, sepse kisha dëshirë të hyja brenda. Por, me ndihmën e katër mamive që më erdhën në ndihmë, e kreva procesin si duhet”, ka thënë McBride lidhur me rastin.
Ata kanë një fëmijë të shëndoshë që e kanë quajtur Darcy, megjithëse lindja është kryer në parkingun e spitalit, vetëm pak metra larg nga hyrja kryesore.
“Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mrekullueshme dhe po qëndrojnë në spital, derisa babai ka shkuar në shtëpi. Mamitë që kryen punë të përkryer, tani po e pinë nga një gotë çaj. Policët ia dolën të kryejnë punën si duhet, ndërsa karrigia e pasme e veturës duhet të largohet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga spitali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak