LAJMI I FUNDIT:

Cavani dëshiron të luaj në Angli

Cavani dëshiron të luaj në Angli

Edinson Cavani llogaritet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.

Uruguaiani shpesh herë ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Por një ditë Cavanin do ta shohim në Ligën Premier pasi për këtë ka folur vetë sulmuesi i PSG-së.


“Un jam i lumtur shumë momentalisht në PSG. Jam duke shënuar dhe për këtë besim më kanë ndihmuar shokët e skuadrës dhe trajneri”.

“Një ditë do të luaj në Angli. Çdo kush që luan futboll e kupton se ai është kampionati më i mirë në botë”.

“Nëse do të luaj një dit në Angli do të isha vërtetë i lumtur”, deklaroi Cavani. /Telegrafi/