Është heshtur çështja e shkrirjes së UNT-së dhe UEJL-së. Gjendja aktuale politike ka ndikuar që qëndrimin të ndryshojnë edhe institucionet protagoniste. Alsat M mëson jo zyrtarisht se Bordi i UEJL-së ka vendosur përfundimisht kundër shkrirjes. Nga UEJL nuk konfirmojnë qëndrimin e Bordit, por theksojnë se janë duke punuar në hartimin e planit të ri strategjik.
“UEJL mbetet në qëndrimin e njëjtë. Kjo do të thotë se Bordi tashmë është duke punuar në Planin e ri strategjik për periudhën 2017-2020. Finalizimi i këtij Plani varet në një masë edhe nga faktorë të jashtëm, duke nënkuptuar edhe vizionin e ri për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, i cili shpresojmë të shpaloset në periudhën e ardhshme, përfshirë këtu edhe përgatitjen e një kornize të re ligjore të arsimit të lartë. UEJL do të ketë rolin e vet për të asistuar në ri përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe shtetit, për të siguruar që struktura e sistemit të arsimit të lartë, do të punojë në favor të të rinjve dhe do të mbështesë zhvillimin ekonomik”, deklaroi Demush Bajrami, Këshilltar i Rektorit të UEJL-së.
UNT pa qëndrim. Nga ky institucion ishin të pakapshëm për të komentuar çështjen e shkrirjes së UEJL-së. Jo zyrtarisht mësohet se vetë ushtruesi i detyrës rektor, Aziz Pollozhani është kundër shkrirjes së UNT-së në UEJL. Vetë Pollozhani ishte i pakapshëm për të komentuar informacionet.
Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu thotë se për çështjen në fjalë nuk është diskutuar më, duke shtuar se në vullnetin e dy institucioneve nuk do të ketë ndikim cila do qeveri që do të formohet.
“Këtë temë nuk e kemi diskutuar më dhe nuk ka ndonjë zhvillim sa i përket kësaj teme. Sigurisht që opsionet janë të hapura dhe kjo temë duhet të diskutohet mes dy universiteteve”, tha Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.
Me themelimin e UNT-së, u hodh ideja për bashkimin e tij me UEJL-në. Megjithëse të dyja institucionet fillimisht u shprehën të hapura për një mundësi të tillë, pas kërcënimit të studentëve se do t’i tërhiqnin dokumentat, Bordi i Uejl-së miratoi vendimin e prerë që mos të bëhet shkrirja. Edhe pse një gjë e tillë nuk është realizuar, UNT vazhdon të shfrytëzojë hapësirat e UEJL-së për një pjesë të programeve studimore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Familja e babait të Vanjës dëshmuan në gjyq, seanca e radhës më 20 nëntor
Hoxhaj pret një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, flasin për prioritet e Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët