LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk ka asnjë koncept për të udhëhequr politikë ekonomike

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk ka asnjë koncept për të udhëhequr politikë ekonomike

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj pretendimeve të LSDM-së, e cila tha se do të sigurojë 12 mijë denarë për çdo familje që nuk ka të ardhura. Nga OBRM-PDUKM thonë se premtimet e rrejshme të LSDM-së, u dënuan në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se LSDM-ja nuk asnjë koncept për të udhëhequr politikë ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Premtimet e rrejshme të LSDM-së u dënuan në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit. Qytetarët e vërejtën josinqeritetin e LSDM-së, ndërsa në anën tjetër votuan për OBRM-PDUKM-në dhe koalicionin të cilët ofruan projekte reale. Për këtë shkak mbi 455 mijë qytetarët i dhanë mbështetje programit “Realisht”. Pa logjika ekonomike e LSDM-së dhe kriminelit Zoran Zaev, ishte e verifikuar në zgjedhje”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/