Edhe përkundër ankesave të qytetarëve, akoma nuk dihet nëse do të rikthehet ose jo qarkullimi i dy linjave të transportit publik me numër 9 dhe 19, linja këto të cilat konsiderohen si më të frekuentuarat në kryeqytet. Nga Bashkia e Shkupit për televizionin Shenja thanë, se një çështje e tillë do të shqyrtohet në seancat e ardhshme të Këshillit të Bashkisë së Shkupit.
“Për ndryshimin eventual të orarit të caktuar vendos Këshilli i Bashkisë së Shkupit. Orari i tanishëm është miratuar gjithashtu në seancën e Qytetit të Shkupit, në të cilin nuk kishte vërejtje në lidhje me orarin e tanishëm. Kjo çështje do të shqyrtohet në një nga seancat e ardhshme të Këshillit të Bashkisë së Shkupit.”, kanë thënë nga NTP për Tv Shenja.
Këto dy linja deri në fund të vitit 2016 përpos autobusëve privat, mbuloheshin edhe me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Transporti Publik Shkup”, dhe me vendim të Bashkisë së Shkupit autobusët publik u larguan nga qarkullimi.
Përndryshe, nga 1 janari i këtij viti në transportin publik që funksionon në Shkup, është futur në përdorim sistemi elektronik i pagesës, i cili gjatë dy viteve të kaluar vazhdimisht ka qenë i promovuar nga drejtuesit e ndërmarrjes publike dhe vetë drejtuesve të Bashkisë së Shkupit. Në ndërkohë, edhe pse kanë kaluar dy javë nga implementimi i këtij sistemi të ri pagesor, pjesa dërmuese e qytetarëve janë të hutuar për atë se si funksionojnë kartelat elektronike, përfshi edhe oraret e reja të autobusëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj