LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj do të lirohet, por ky proces mund të zgjasë disa javë

Haradinaj do të lirohet, por ky proces mund të zgjasë disa javë

Vendimi i Gjykatës në Francë lidhur me rastin e Ramush Haradinajt, është masë procedurale për të siguruar praninë e të pandehurit të një procedurë gjyqësore, ka sqaruar në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, masa që gjykata në rastin Haradinaj e ka vendosur është paraqitja dy herë në javë pranë autoriteteve në Francë.

“Masa e caktuar nga gjykata në Francë hyn në kuadër të masave të buta për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurë, përderisa masa më e rëndë është padyshim ajo e paraburgimit gjë që në rastin konkret gjykata franceze nuk e ka zbatuar, duke pasur parasysh edhe garancinë që shteti i Kosovës ka dhënë për Haradinajn”, ka thënë Miftaraj.


Ai po ashtu tha se e njëjta gjykatë do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë lidhur me ekstradimin e Haradinajt.

“Pa marrë parasysh vendimin që është marrë dje lidhur me masën e sigurisë, e njëjta gjykatë në ditët apo javët në vazhdim do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë lidhur me ekstradimin e  Haradinaj.  Po ashtu, do të merren për bazë edhe shkresat e dokumentet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në mbrojtje të  Haradinajt dhe argumentet e vet avokatëve të tij”, shpjegoi ai.

Miftaraj gjithashtu tha se duke pasur parasysh përvojat e mëhershme, vendimi final me siguri të plotë do të jetë që  Haradinaj të lirohet.

“Por, vendimi i tillë mund të mund të marrë kohë edhe disa javë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori