LAJMI I FUNDIT:

Mënyra si e ka pjekur mishin e pulës, i ka bezdisur miqtë e saj (Foto)

Mënyra si e ka pjekur mishin e pulës, i ka bezdisur miqtë e saj (Foto)

Morgan Jane Gibbs nga Australi, e ka postuar në Facebook një fotografi ku tregon recetën e saj, për përgatitjen e mishit të pulës.

Por, askush nga miqtë e saj virtual nuk e ka pëlqyer, madje janë bezdisur nga kjo formë e gatimit, transmeton Telegrafi.


Pos lëkurës që është fërguar lehtë, pjesa e brendshme është lënë e papjekur, duke pretenduar se është një delikatese speciale.

Mishi i pulës i pjekur shumë pak

“Sapo përgatita shirita të mishit të pulës, gjysmë të pjekura. Janë aq të mira, sa që nuk besoj pse nuk i kam gatuar më parë”, ka shkruar Gibbs përshkrimin e imazhit.

Mirëpo, ajo është kritikuar që po bën lojëra me ushqim dhe po tregon diçka që nuk hahet dhe duhet të hidhet.

“Ti nuk meriton të hash mishin e pulës”, si dhe “kjo është salmonellë e pastër” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/