LAJMI I FUNDIT:

Ja ku ka borë më së shumti në Maqedoni, Strumica me temperatura më të ulëta në vend

Ja ku ka borë më së shumti në Maqedoni, Strumica me temperatura më të ulëta në vend

Në Maqedoni sot në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Strumicë -17 gradë C, më pas Manastiri dhe Shkupi me -16, Petrovec -15, kurse temperatura janë ritur në Krushevë dhe Dojran me -4 gradë C, përcjell Telegrafi Maqedoni, nga AIM.

Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës e matur në orën 07:00, më e lartë është në Mavrovë (52 cm), ndërsa më e vogël -1 cm në Dojran. /Telegrafi/