LAJMI I FUNDIT:

Revista People: Historia frymëzuese e Lindita Halimit (Foto)

Revista People: Historia frymëzuese e Lindita Halimit (Foto)

Këngëtarja Linda Halimi është bërë pjesë së fundmi e një shkrimi në revistën e njohur “People”, ku ka rrëfyer për karrierën e saj, si dhe histori nga jeta private.

Ajo e ka nisur rrëfimin e saj me Luftën në Kosovë, ku këngëtarja në atë kohë kishte qenë shumë e re, gjersa ka thënë se ngrënia e ushqimit në atë kohë për të, ishte vetëm një akt mbijetese ngase nuk e dinin se çfarë i priste të nesërmen,

“Ne kurrë nuk e dinim se kur do të shkonim herën tjetër për të ngrënë. Ishte ndjenjë e keqe, duke mos qenë në gjendje për të ngrënë. Pra, kur lufta mbaroi, unë fillova të konsumoja pa masë. Dhe ajo mori një kthesë të gabuar”, tha Linda për “People”.


Revista “People” – numri i muajit janar 2017, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja shqiptare Linda Halimi.

Problemet e saj me mbipeshën ishin vazhdimësia e intervistës, ku Halimi rrëfeu se shtimi i peshës po i shkaktonte asaj probleme në shëndet,

“Këto tre deri në katër vjet të jetës sime ishin të mjerueshme. Sinqerisht, unë kam qenë në rregull me peshën time, por ajo u shndërrua në çështjet e shëndetit. Unë nuk merrja frymë lehtë. Çdo herë që unë do të shkoja në klasë, njerëzit më thonin, “Oh shikoni, elefanti i madh është këtu”.

“Një grua në tren më ofroi vendin e saj”, rrëfen Halimi. Atëherë ajo ishte vetëm 18-vjeçe, por zonja kishte menduar se ajo ishte shtatzënë tregon më tej ajo.

Linda Halimi
Lexo po ashtu Linda Halimi

Por gjithçka ka marrë kthesën e duhur kur në vitin 2013 Linda u nis drejt Amerikës, dhe atje ajo prezantohet me makineritë e metodave të dobësimit, dhe ‘shpëton’ njëherë e mirë nga obeziteti, ndërsa tani format e saj trupore janë për lakmi,

Revista “People” e ka cilësuar si shumë frymëzuese historinë e këngëtares shqiptare, gjersa kjo e fundit ka vazhduar rrëfimin më tej duke treguar synimet që ka në të ardhmen sa i përket muzikës,

“Idhujt më ka inspiruar mua për të vazhduar që të punoj drejt të qënit një këngëtare, Qëllimi im kryesor është që të marrë një Grammy”, përfundon Linda. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

E quajti homoseksual: Klajdi i përgjigjet deklaratave të Bernardit në ‘Fun Club’

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Magazina
Kalo në kategori