LAJMI I FUNDIT:

Klinika për fëmijë: Gripi shkaktoi ndezje të trurit te dy fëmijët e vdekur

Klinika për fëmijë: Gripi shkaktoi ndezje të trurit te dy fëmijët e vdekur
Foto: Ilustrim

Klinika për fëmijë ka dalë me njoftimin zyrtar rreth vdekjes së dy fëmijëve të moshës 3 dhe 4 vjeçare, nga Kërçova dhe Gostivari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas neurologut Filip Duma nga Klinika e fëmijëve, që të dy fëmijët kanë patur ndezje në tru, që e kanë fituar si rezultat i virusit të gripit. Duma bën të ditur se kanë reaguar menjëherë, pasi që e kan diagnostifikuar problemin shëndetësor të fëmijëve, duke u dhënë tamiflu, terapi mbështetëse dhe simptomatike, por nuk kanë arritur që t’i shpëtojnë.

Maqedoni, vdesin dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç nga gripi!
Lexo po ashtu Maqedoni, vdesin dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç nga gripi!

Duma shtoi se gripi mund të shkaktojë pasoja në traktin respiratoral, e rallë herë përfshinë edhe sistemin qendror nervor, duke shkaktuar ndezje./Telegrafi/