LAJMI I FUNDIT:

Klopp sqaron se çfarë shkruante në letrën që u bë hit (Foto)

Klopp sqaron se çfarë shkruante në letrën që u bë hit (Foto)

Liverpooli ka humbur të mërkurën në 1-0 përballë Southamptonit në gjysmëfinalen e parë për EFL Cup, por ajo që ra më shumë në sy ishte një letër e shkruar nga Jurgen Klopp që iu dha Daniel Sturridge.

Pas ndeshjes trajneri gjerman sqaroi se kërkoi një ndryshim të skemës, por disa lojtarë kërkonin një shpjegim më të zgjeruar ndaj vendosi t’i shkruante letër.


“Unë i kam kërkuar një ndryshim në sistemin e lojës pasi ishim duke vrapuar shumë”.

“Shtatë deri në tetë lojtarë e dinin ndryshimin ndërsa Roberto Firmino kishte më shumë nevojë për shpjegim për ta kuptuar. Këto gjëra ndodhin në futboll nuk është ndonjë habi e madhe”, u shpreh ai.

Letra e Klopp që iu dha Sturridges

Gjithashtu strategu gjerman foli edhe për humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Southamptonit në sfidën e vlefshme për fazën gjysmëfinale të FA Cup.

“Zhvilluam një lojë shumë të dobët. Ishte Loris Karius ai i cili na mbajti në lojë pasi mund të kishim humbur tre ose katër me zero nëse portieri nuk do ishte në ditën e tij më të mirë”, përfundoi Klopp.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Liverpoolit dhe Southamptonit do të luhet më 25 janar.