LAJMI I FUNDIT:

Largohen mbi 20 mijë ton mbeturina, që ishin hedhur ilegalisht në një lagje (Foto)

Largohen mbi 20 mijë ton mbeturina, që ishin hedhur ilegalisht në një lagje (Foto)

Në një Lagje që ndodhet në Kent të Anglisë, punëtorët e higjienës i kanë hedhur afro 20 mijë ton mbeturina, që janë bërë tmerri i banorëve që jetonin në atë pjesë.

Ata janë ankuar për erë shumë të keqe që ngjante me kafshë të ngordhura, si dhe minj që hynin lirshëm nëpër kopshtet dhe shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Pos frikës për ndonjë epidemi, kishte frikë edhe nga zjarret e shpeshta që ndizeshin në këtë vend të gjerë 18 metra, që arrinte 12 metra lartësi.


Pas kërkesave të shumta, më në fund është bërë marrëveshja mes udhëheqëse të qytetit si dhe përgjegjësve për mbledhjen e mbeturinave, për tu larguar kjo masë plehrash.

Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni dallimin para dhe pasi të jenë hequr mbeturinat. /Telegrafi/