LAJMI I FUNDIT:

Gjorgjievski: 150 milionë euro nga Soros janë harxhuar në Maqedoni për korrupsion

Gjorgjievski: 150 milionë euro nga Soros janë harxhuar në Maqedoni për korrupsion

Orce Gjorgjievski, sot në një konferencë për shtyp tha se LSDM-ja dhe George Soros janë të njëjtë. Sipas tij, të dy palët punojnë për shkatërrimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gati 150 milionë euro nga Sorosi në Maqedoni janë harxhuar për korrupsion të shoqërisë maqedonase. Projekti i tyre më i madh është revolucioni i paguar, për shkak të të cilit shteti ka pësuar dëm të madh, sulme fizike mbi policinë dhe sulme tjera, me qëllim që të shpëtohet krimineli Zoran Zaev”, tha mes tjerash Gjorgjievski.

Ai përmendi se në Maqedoni ka edhe media të cilat punojnë për Sorosin dhe disa projekte tjera, që sipas tij Soros i aplikon në Maqedoni./Telegrafi/