LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që ta heqin borën para objekteve të tyre

Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që ta heqin borën para objekteve të tyre

Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që të largojnë borën para objekteve të tyre afariste apo banesore.

“Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve”, thuhet në komunikatë


Sipas komunës së Prishtinës, qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona.

“Po ashtu, kërkojmë nga Policia e Kosovës që t’i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/