LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit

Lehtësohet qarkullimi nëpër rrugët e vendit

Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve nëpër të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim”, theksohet në komunikatën e MI-së.

Gjatë gjithë kohës, kompanitë e kontraktuara nga MI-ja po punojnë në largimin e borës dhe në mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e tyre.


Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

“Për t’u dalë në ndihmë ekipeve lokale të Komunës së Gjakovës, në hyrje të qytetit dhe në disa pjesë rurale të saj janë angazhuar ekipet e MI-së në heqjen e borës dhe akullit, sikurse edhe në komunat e tjera të vendit”.

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Kalo në kategori