LAJMI I FUNDIT:

Modelja që e ofendoi Higuainin pasi i kërkoi foto të të pasmeve, tash i kërkon falje! (Foto)

Modelja që e ofendoi Higuainin pasi i kërkoi foto të të pasmeve, tash i kërkon falje! (Foto)

Antonella Fiordelisi ka dërguar një kërkimfalje në adresë të futbollistit italian, Gonzalo Higuain, të cilin e kishte ofenduar.

“Gonzalo, të kërkoj ndjesë! Jam gati që të vij në Torino, ose nëse të bie rruga nga Salerno, jam gati të të ofroj një kafe dhe të sqarojmë gjithçka” – me këto fjalë e ka nisur kërkimndjesën ndaj sulmuesit të Juventusit, modelja italiane që u bë temë e medieve italiane pas publikimit të një bisede me lojtarin, ku e quante atë ‘maniak’ dhe ‘të sëmurë’.

Gjithçka ka nisur nëpër rrjetet sociale, më saktë në Instagram. Antonella ka shpjeguar gjithçka për revistën Chi. Ajo thotë se Higuain e ka kontaktuar i pari dhe i tërhequr nga format e modeles, i ka kërkuar asaj një fotografi të të pasmeve “për të kuptuar nëse ishin natyrale apo me ndërhyrje kirurgjikale”.


Higuain i kishte kërkuar foto të të pasmeve

“Nuk doja të shkruaja i sëmurë. Përdora një zhargon rruge, të tepruar! Më fal!”, kështu vijon këkrimfalja e saj, transmeton Top Channel.

Ajo shton se bisedën me Higuain e publikoi pasi ishte pyetur nëse kishte kontaktuar ndonjëherë me ndonjë person të famshëm dhe se kur u kishte dhënë emrin e tij, të gjithë e tallnin.

“Unë jam një vajzë e mbarë. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Jam krenare për gjoksin tim të sheshtë dhe të kesh të pasme të bukura nuk është faj”, ka rrëfyer modelja.

Antonella njihet për të pasmet e saj

Antonella ka treguar se që nga publikimi i bisedës me Higuain, ky i fundit e ka bllokuar në rrjetet sociale.