Barcelona mezi merr një pikë në minutën e fundit nga Villarreali (Video)
Barcelona ka arritur të marr një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim ndaj Villarrealit, pasi ndeshja ka përfunduar 1-1 pas 90 minutave lojë.
Pjesa e parë e takimit i takoi skuadrës së Barcelonës, të cilët poseduan më shumë topin dhe krijuan më shumë raste.
Rastet më të mira në këtë pjesën ishin nga Jonathan dos Santos (9’, 13’) dhe Neymar (24’) dhe Lionel Messi (43’), por pa arritur të gjejnë golin në ketë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim me barazimin pa gola.
Në pjesën e dytë pritej që Barcelona të rrezikoj edhe më shumë dhe të gjej golin e epërsisë, por ndodhi e kundërta.
Kjo pasi, pas vetëm katër minutave në këtë pjesë ishin vendasit që gjetën golin të parët me anë të një kundërsulmi.
Ishte sulmuesi Nicola Sansone, i cili mposhti portierin Andre Ter-Stegen pas një asistimi të mirë nga Alexandre Pato.
Në vazhdimin e kësaj pjese, katalunasit provuan me të gjitha forcat të gjejnë golin e epërsisë, ku rastin më të mirë e pati Messi në minutën e 73-të, por pa pasur sukses të gjej golin.
Deri në fund të takimit, pas shumë rasteve tjera, Barcelona mezi arriti të gjej golin e barazimit me anë të yllit të tyre, Messi, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh vetën në vendin e tretë me 35 pikë apo pesë më pak se lideri, Real Madrid, ndërsa Villarreal gjendet në vendin e pestë me 30 pikë. /Telegrafi/
MESSI AGAIN ? pic.twitter.com/uepD6nrHvi
— Footy (@FootyVibez) January 8, 2017
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Arsenali bën gati 50 milionë euro për top mesfushorin e Real Sociedadit
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur