LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Platforma e partive shqiptare i përshtatet OBRM-PDUKM-së (Video)

Analistët: Platforma e partive shqiptare i përshtatet OBRM-PDUKM-së (Video)

Pas publikimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, akoma nuk ka përgjigje nga ana e partive më të mëdha maqedonase. Analistët politik duket e komentuar marrëveshjen e partive shqiptare, thonë se ajo i përshtatet më shumë OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analisti politike Nano Ruzhin, për TV 21 thekson se kjo platformë do ti konvenonte më shumë interesave të OBRM-PDUKM-së. Sipas tij politika maqedonase është vënë para një testi të vështirë: ta pranojnë platformën dhe ta marrin pushtetin, që nënkupton, sipas tij, braktisjen e marrëveshjes së Ohrit.

“Me këtë platformë politike VMRO-DPMNE do të duhej të ishte e kënaqur sepse defokusohet mendimi publik edhe i maqedonasve edhe i shqiptarëve kah tema të tjera. E dimë që këto zgjedhje ishin disi, zgjedhje kundër kriminalitetit, dhe normalisht që kur e defokusoni temën kryesore dhe drejtoni fokusin në tema tjera, kuptohet që do të paraqitet kënaqësi! Dhe, si rrjedhojë nuk do të flitet për kriminalitet”, tha Ruzhin.


Branko Geroski thotë se është dëshpëruar dhe ka pritur shumë më shumë nga një dokument si platforma e prezantuar e partive shqiptare. Sipas tij, në këtë platformë më shumë ka pika që i takojnë të kaluarës.

“Të them të drejtën unë kam pritur më shumë nga kjo platformë. Kam pritur që të hapen tema të rëndësishme dhe të nxehta, shumë më thelbësore nga ato që janë të hapura tani. Sa arrita ta lexojë, në këtë platformë janë të hapura çështje që na kthejnë me debate në fillim të viteve të 90-ta. Tema që i takojnë të kaluarës, tema që u ka kaluar koha, dhe për të cilat nuk di pse ka nevojë të hapen”, u shpreh Geroski.

Platforma e përbashkët e partive shqiptare e publikuar të shtunën, kërkon barazi të gjuhës shqipe në nivel institucional, barazi ekonomike, zbardhjen e rasteve gjyqësore që dyshohet se janë të montuara politikisht, pjesëmarrjen e shqiptarëve në negociatave për emrin kushtetues dhe në negociatat me Bullgarinë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori