LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Do të mundohem ta formojë Qeverinë, por jo me çdo kusht

Gruevski: Do të mundohem ta formojë Qeverinë, por jo me çdo kusht

“Do të mundohem ta formojë Qeverinë, por jo me çdo kusht” deklaroi Nikolla Gruevski në një intervistë për “Dnevnik”, duke e komentuar platformën e përbashkët të cilën e publikuan partitë shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me pohimet e politikanëve, analistëve dhe mediave shqiptare, me atë se BDI nuk dëshiron koalicion me OBRM-PDUKM-në Gruevski tha: “nuk e di çfarë mendon anëtarësia e BDI-së, por e di se çfarë mendonte anëtarësia e OBRM-PDUKM-së në vitin 2008, 2011 dhe 2014. Por përsëri OBRM-PDUKM-ja vendosi të koalicionojë me BDI-në, për shkak se ishte evidente që shumica shqiptare dëshiruan që BDI-ja të jetë në Qeveri”.

“Nëse OBRM-PDUKM-ja si parti fitueses zgjidhet nga BDI-ja, pa marrë parasysh se për çfarë arsye, të jeni të sigurt se OBRM-PDUKM-ja do të kthehet përmes marrjes së edhe dy mandateve të ardhshme dhe do të jetë pa asnjë detyrim në lidhje me formimin e Qeverisë”, shtoi Gruevski./Telegrafi/