Shkuarja në zgjedhje të parakohshme nacionale gjatë këtij viti duket një proces i pashmangshëm, pavarësisht faktit se partnerët e koalicionit qeverisës insistojnë se këtë vit do të ketë zgjedhje lokale, ndërsa ato parlamentare do të mbahen gjatë vitit tjetër.
Kadri Veseli, kreu i partisë më të madhe në vend(PDK), dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se fundi se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm nëse ekziston një marrëveshje midis pozitës dhe opozitës, e jo, siç ka deklaruar ai, për shkak të presioneve të kësaj të fundit.
“Prandaj, si drejtues i partisë kryesore në vend, mund t’ju them se opozita nuk do ia dalë që të na detyrojë ne që të heqim dorë nga mandati që na ka dhënë populli me një shumicë dërmuese votash. Zgjedhjet mund të bëhen para kohe vetëm në momentin kur ka një marrëveshje politike pozitë-opozitë”, ka deklaruar për medie Veseli.
Në anën tjetër, subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), nuk sheh opsion tjetër këtë vit përveç zgjedhjeve.
Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në këtë subjekt politik, Teutë Rrusta, ka vlerësuar se pavarësisht deklaratave të Veselit, vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Duke folur për marrëveshje, pozita mundohet që t’i fshehë temat të cilat e kanë sjellë vendin në gjendje të paqëndrueshme politike, ekonomike e sociale”, ka deklaruar ajo.
Rrusta thekson se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, siç thotë ajo, vendi domosdoshmërish duhet të orientohet në këtë rrugë. “Janë domosdoshmëri duke pasur parasysh qe kemi një Qeveri dhe një kryeministër që, në njërën anë kanë degraduar edhe më shumë kushtet në të cilat jetojnë qytetarët. Nuk ka përparim në fushat kryesore të vendit”, ka deklaruar Rrusta.
Kurse elementi i tretë siç vlerëson Rrusta, për shkuarjen e parakohshme në zgjedhje është kushtëzimi i Qeverisë nga Lista Serbe.
“Është edhe një element i tretë pse kjo Qeveri e ka të pamundur që të vazhdojë qeverisjen e vendit. Isa Mustafa është Kryeministër i kushtëzuar nga Beogradi përmes Listës “Srpska”. Një Qeveri e Kushtëzuar dhe që mirëmban ato marrëdhënie nuk mund të Qeverisë në dobi të vendit”, ka përfunduar Rrusta. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë