LAJMI I FUNDIT:

Memphisi trondit Golden Staten që kishte 24 pikë epërsi (Video)

Memphisi trondit Golden Staten që kishte 24 pikë epërsi (Video)

Memphis Grizzlies ka shokuar për herë të dytë këtë sezon skuadrën e Golden State Warriors, duke mposhtur nënkampionët në Oracle Arena me rezultat 128-119 pas vazhdimeve.

As 40 pikë të Stephen Curryt nuk i ndihmuan Golden States që të mbajë epërsinë më të lartë prej 24 pikësh, e cila në fund u shkri dhe u shndërrua në një fitore për mysafirët.


Epërsia në fund të çerekut të tretë shkoi deri në 24 pikë për vendasit të udhëhequr nga Curry dhe Durant, por gjithçka ndryshoi në çerekun e fundit, ku Memphisi i udhëhequr nga Mike Conley, Marc Gasol e Zach Randolph arriti që të shkrijë këtë deficit dhe të çojë ndeshjen në vazhdime.

Në vahdime Memphisi u tregua më i përqëndruar ku edhe triumfoi me nëntë pikë epërsi.

Më i miri i takimit ishte Stephen Curry me 40 pikë, përcjellë nga Durant me 27 pikë e 13 kërcime.

Te fituesit e këtij takimi shkëlqyen gjashtë lojtarë në pikë dyshifrore, por më të dalluarit ishin Mike Conley me 27 pikë e 12 asistime dhe Zach Randolph me 27 pikë e 11 kërcime. Marc Gasol shtoi 23 pikë.

Pas kësaj disfate Golden State mban vendin e parë me 31 fitore dhe gjashtë humbje, përcjellë afër nga San Antonio që është vetëm dy fitore larg vendit të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori