LAJMI I FUNDIT:

Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë

Engel kërkon nga Franca ta lirojë Haradinajn, e nga BE-në ta bllokojë Serbinë

Kongresmeni amerikan, mik i shqiptarëve ka reaguar sërish ndaj ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kësaj radhe nga autoritetet franceze.

“Është e papranueshme që Serbia vazhdon të keqpërdorë INTERPOL-in për të sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe as sundimin e ligjit dhe rendit. Tribunalet ndërkombëtare e kanë liruar dy herë z.Haradinaj. Këto veprime vetëm ngjallin tension dhe shtojnë gjasat për konflikte të ardhshme”, ka shkruar në fillim të letrës së tij, Eliot Engel.

Ai i ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.


“Kapitulli 35 i procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian flet qartë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi që Serbia i bënë INTERPOL-it në raport me Kosovën është një shkelje fondamentale dhe BE-ja nuk duhej t’i lejojë Serbisë që të ecë drejtë BE-së pa normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar Engel, përcjell Koha.net. “SHBA-ja vlerëson miqësinë me Serbinë dhe unë shpresoj që ky raport të avancojë. Sidoqoftë keqpërdorimi i INETRPOL-it nga ana e Serbisë do ta kthejë këtë proces mbrapa”, ka shtuar më tej ai.

Në fund, ka shkruar Engel, Kosova ka një histori shumë të mirë të bashkëpunimit me agjencitë e rendit dhe të ligjit në SHBA, në rajon dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë që luftojnë kërcënimet terroriste.
Para pak kohësh ne ishim dëshmitarë se si bota përgëzonte Kosovën pas parandalimit të kërcënimit terrorist ndaj ekipit futbollistik të Izraelit, ka shtuar më tej.

“Kosova ka shprehur interesim që të anëtarësohet në INTERPOL dhe ky është momenti që shteti i ri i Kosovës të pranohet për hir të sigurisë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit”, ka thënë në fund Engel.

Kujtojmë se Engel kishte reaguar edhe ndaj ndalimit që autoritetet Sllovene i kishin bërë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në qershorin e 2015-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori