Kim Kardashian për herë të parë është parë duke folur për ngjarjet e fundit që goditën jetën e saj.
Bukuroshja e familjes më të famshme, ka pësuar një goditje kur në muajin tetor të vitit të kaluar u ballafaqua me një plaçkitje që i ndodhi asaj në një apartament me qera në Paris.
Për këtë bukuroshja flet në detaje në episodet e reja të serialit real televiziv, “Keeping up with the Kardashians”, transmetimi i të cilave fillon në mars.
Megjithatë, në një video të shkurtër paralajmëruese rreth 30 sekondëshe të publikuar në E! Online, Kim flet tejet e shqetësuar për plaçkitjen në Paris, duke u shprehur se ajo u frikësua se do ta vrisnin.
Me lot në sy, ajo flet edhe për situatën e Kanyes, teksa shihet duke pranuar një telefonatë, që nuk dihet nëse është nga bashkëshorti i saj.
Ajo shprehet e gatshme për t’i ndihmuar, teksa i kumtohet lajmi për pranim të tij në një spital për shkak të vuajtjes nga kolapsimi i rastësishëm.
Kim shihet e rrethuar nga nëna e saj e cila i qëndron pranë dhe e cila duket mjaft e shqetësuar, ashtu sikurse motrat e saj.
Episodin e plotë me të gjitha detajet do të mund ta shikoni në mars, kur edhe nisë sezoni i transmetimit të “Keeping up ëith the Kardashians”, një prej reality shou më të shikuar në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251