LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëllon familjen Ismajli

Mustafa ngushëllon familjen Ismajli

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Ismajli pas ndarjes nga jeta të delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90-ta, Kadrije Ismajli.

Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ismajli, për delegatët e Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Ilaz Ramajli.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar se zonja Ismajli dhe delegatët e tjerë të Kosovës në kohërat më të vështira dhanë kontribut historik në miratimin e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, duke rikonfirmuar vullnetin e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.




Mustafa, po ashtu, ka shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për të gjitha ato gra dhe burra, që kontribuuan në çfarëdo forme për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë zonjën Kadrije Ismajli, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori