LAJMI I FUNDIT:

FOCIC: Nuk e kemi financuar Lëvizjen BESA

FOCIC: Nuk e kemi financuar Lëvizjen BESA

Fondacioni FOCIC, i përmendur nga disa media si fiancues i Lëvizjes Besa, është përgjigjur ndaj, siç thonë, lajmit plot shpifje, duke thënë se nuk janë financues të Lëvizjes Besa, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”FOCIC-i ka vendosur që tash e tutje të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të këtij fondacioni t’i denoncojë në gjykatë, ndërsa ata që mburren me “argumente”, le ta bindin gjykatën.

Ndërkaq, për opinionin e gjerë e shpjegojmë shkurtimisht vetëm këtë:


”1. Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC) është pronar i objekteve të ish Vilajetit të Kosovës në Shkup dhe nuk ka asnjë pronë tjetër.
2. Objektet janë blerë me mbështetje të Shtetit të Katarit dhe në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore në Maqedoni,;
3. Transaksioni i kryer përmes llogarisë bankare, qysh në vitin 2010, që ka qenë vetëm sa vlera e blerjes së objektit, ka qenë transparent për organet shtetërore dhe për këtë nuk ka pasur asnjë vërejtje ose ankesë;
4. Pas këtij donacioni (blerjes së dy objekteve), në FOCIC nuk ka ardhur më asnjë donacion tjetër financiar;
5. Megjithëse FOCIC-i ka bërë aplikim për restaurimin e objekteve në fjalë, deri tash nuk ka asnjë përgjigje;
6. FOCIC-i kurrë nuk ka pasur më shumë se tre punëtorë (aktualisht i ka vetëm dy);
7. FOCIC-i asnjëherë nuk ka financuar asnjë organizatë tjetër, përfshirë edhe subjekte politike”

”Rrjedhimisht, të gjitha që janë thënë në atë informacionin e sipërmendur, të botuar në portalin lajmi.net dhe të rimarrë edhe nga shumë portale të tjera, janë vetëm trillime dashakëqija me agjenda të caktuara. Por, ato do t’i lëmë t’i shpjegojnë në gjykatë, si dhe në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ashtu siç e kemi përcaktuar në dokumentet tona themelore, FOCIC-i ka për synim zhvillimin e dialogut ndëretnik, ndërreligjioz dhe ndërkulturor, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes komuniteteve të ndryshme në Ballkan, ndërsa në plan afatmesëm synon të ngrejë institute kërkimore dhe qendra hulumtuese, që do ta përçojnë këtë vizion. Ndonëse në të kanë qenë ose janë anëtarë të organeve të ndryshme eksponentë politikë shqiptarë, boshnjakë, maqedonas, turq etj. dhe, madje, jo vetëm në Maqedoni, kjo në asnjë rast nuk nënkupton që edhe FOCIC-i ka ndonjë ngjyrim politik. FOCIC-i askujt nuk ia kufizon bindjet politike, siç nuk lejon që edhe askush ta involvojë FOCIC-in në çfarëdo debati për qëllime politike.” thuhet në njoftimin e FOCIC./Telegrafi/

”Financimi i Lëvizjes Besa”, kjo është përgjigjja zyrtare e partisë
Lexo po ashtu ”Financimi i Lëvizjes Besa”, kjo është përgjigjja zyrtare e partisë