LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni dënohesh me 45 euro nëse nuk i ke zinxhirët e dimrit në veturë

Në Maqedoni dënohesh me 45 euro nëse nuk i ke zinxhirët e dimrit në veturë

Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative, përkujtojnë nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore, bën të ditur Tv21.

Gjithashtu, nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papengueshëm dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.


Detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete filloi të vlejë nga 15 nëntori i vitit 2016, ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori