LAJMI I FUNDIT:

”Rrugët e Tetovës janë të kalueshme, komuna mori masa për heqjen e dëborës”

”Rrugët e Tetovës janë të kalueshme, komuna mori masa për heqjen e dëborës”

Komuna e Tetovës ka ndërmarrë masa për pastrimin e rrugëve nga dëbora e cila vazhdimisht bie. Kjo ka shkaktuar edhe vështirësi në komunikacion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komuna bën të ditur se janë pastruar dhe janë të kalueshme bulevardet, unazat në qytet, si dhe rrugët me prioritet dytësor. Gjithashtu janë të kalueshme edhe rrugët për në fshatrat Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, si dhe hyrjet e fshatrave Rasadisht, Gajre dhe Lisec.

Më tej, komuna bën të ditur se probleme janë paraqitur në drejtimin Sellcë-Vicë, ku për shkak të defektit të mekanizimit është angazhuar mekanizim shtesë i cili është nisur për te ky drejtim rrugor dhe brenda një ore pritet lirimi i të njëjtit.


Komuna u bën thirrje qytetarëve që të mos qarkullojnë pa nevojë me atomjetet e tyre, të mos hudhin dëborën në rrugë dhe të mos parkohen në menyrë paralele në skajet e rrugëve. Gjithashtu për çdo nevojë dhe rast urgjence të kontaktojnë numrat e telefonit 193 – NJKTZ, 195 QMK, dhe 075 369 013.

Komuna njofton se për shkak se reshjet do të vazhdojnë pandërprerë e gjithë maqineria dhe kapacitetet njerëzore do të punojnë pandërprerë deri në normalizim të komunikacionit rrugor në komunën e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori