Analistët politikë thanë të mërkurën se nuk ka gatishmëri të institucioneve të Kosovës për ta rrëzuar murin në veri.
Analistët në një prononcim për Telegrafin theksuan se muri nuk do të rrëzohet, por vetëm do të ridizajnohet.
Analisti Nexhmedin Spahiu tha për Telegrafin se nuk ka gatishmëri të institucioneve që ta rrëzojnë murin në veri të Mitrovicës.
Ai tha se muri në veri është ngritur legalisht, pavarësisht dizajnit fyes, poshtërues, denigrues, racistë etj.
“Ata që kanë thënë se do ta rrëzojnë murin janë ‘rrencat’ e dëshmuar më të mëdhenjtë në Kosovë, dhe vetëm budallenjtë mund t’u besojnë. Së dyti, muri nuk është ilegal, është legal i ngritur me vendim të kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës me taksat e qytetarëve të Kosovës, dhe për dizajn të shëtitores është e thirrur sipas ligjit Komuna Veriore e Mitrovicës. Është tjetër çka fakti se ky dizajn i shëtitores është i keq, jofunksional, fyes, poshtërues, racist etj, por është legal”, ka thënë për Telegrafin Spahiu.
Problem i shtetit të Kosovës sipas tij është që nuk ka nxjerrë ligj për ndalimin e veprave urbane fyese, denigruese, raciste. “Çështja e murit e shtron domosdoshmërinë e këtij ligji”.
Ai tha se krimi ndaj interesave të Kosovës është bërë që në momentin që është bërë marrëveshja për revitalizimin e Urës së Ibrit.
“Edita Tahiri e Isa Mustafa ish dashtë me u dënu për tradhti të lartë ndaj atdheut. Marrëveshja në vetvete përmban tri akte kriminale: 1. Mbylljen e rrugës nacionale me katër korsi dhe shndërrimin e saj në shëtitore (duke e zhvendosur kështu nga kompetenca e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor në kompetencë të Komunës Veriore të Mitrovicës). Krimi i dytë është marrëveshja për ngushtimin e Urës së Ibrit nga katër korsi në dy korsi dhe krimi i tretë dhe më i madhi që në vend të rindërtimit të Xhamisë së Ibrit të ndërtohen shkallët për invalidë dhe terreni sportiv”, shtoi tutje Spahiu.
Edhe analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin rreth kësaj çështje tha se muri ka pak gjasa të rrënohet krejtësisht.
Sipas tij, muri do të modifikohet por nuk do të rrënohet.
“Udhëheqësit e institucioneve do të përpiqen t’ua shesin qytetarëve si sukses modifikimin e tij. Nëse deklarojnë se muri duhet rrënuar, ngase është ilegal, atëherë pse nuk kanë vepruar menjëherë, por duhet të pritet një ditë e caktuar për ta bërë një gjë të tillë? Në këtë mënyrë ata thjesht po blejnë kohë, në mënyrë që të mos shkaktojnë reagimin e qytetarëve”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Por, ditë më parë presidenti i vendit në intervistën dhënë Telegrafit ka thënë se ndërtimi i murit është krejtësisht ilegal dhe se do të rrënohet.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se duhet vepruar menjëherë dhe muri duhet të rrënohet e jo të ridizajnohet.
Njëjtë është shprehur edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai ka thënë se muri do të largohet në përputhshmëri me ligjet e Kosovës.
Ndryshe, muri që është ndërtuar në veri të Mitrovicës është afërsisht 180 centimetra i lartë dhe 20 metra i gjatë. Ndërkaq sipas projektit të Komunës së Mitrovicës Veriore ai është paraparë të jetë 110 centimetra i lartë, ndërsa 70 centimetra të këtij muri të ndërtuar janë jashtë projektit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025