LAJMI I FUNDIT:

Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë…

Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë…

Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme, gërditshme dhe aspak tërheqëse.


Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.

Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën, transmeton Telegrafi.

Mund ta përsërisni si proces trajtimi një ose dy herë në ditë, derisa pucrra të largohet.

Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave.

A funksionojnë suplementet për akne? Përgjigjja është e komplikuar
Lexo po ashtu A funksionojnë suplementet për akne? Përgjigjja është e komplikuar

Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) vëren se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara.

Ka shumë rëndësi të mbani mend se përdorimi i tepërt i aspirinës mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori