LAJMI I FUNDIT:

Le Pen: Shqiptarëve nuk duhet t’ju jepet azili (Video)

Le Pen: Shqiptarëve nuk duhet t’ju jepet azili (Video)

Marine Le Pen, një nga pretendentet kryesore për t’u bërë presidente e Francës në zgjedhjet e këtij viti, ka cilësuar shqiptarët si kërkuesit në numrin më të madh të azilkërkuesve në vendin e saj.

Udhëheqëse e Frontit Nacional, një partie të skajit të djathtë, ajo është një nga zërat kryesorë kundër emigracionit të huaj në Francë.


“Kërkuesit më të mëdhenj të azilit janë shqiptarë; as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha ajo gjatë një interviste në emisionin “Bourdin Direct”, me gazetarin francez Zhan Zak Burden, transmeton illyriapress.com.

Le Pen ka shqetësuar shumë vëzhgues të politikës për shkak të lidhjeve të saj të pazakonta me Vladimir Putinin e Rusisë, armiqësisë së saj ndaj Bashkimit Evropian, e paragjykimeve të forta ndaj myslimanëve pa asnjë kriter.

Mirëpo, në një epokë dyndjesh emigracioni nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika si dhe pas një numër sulmesh terroriste në tokën franceze, e gërshetuar me krizat greke e britanike në BE, Fronti Nacional po kthehet nga një parti e parëndësishme në një konkurrente serioze për postin më të lartë të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori