LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në Shkup të pakënaqur nga sistemi elektronik i biletave (Video)

Qytetarët në Shkup të pakënaqur nga sistemi elektronik i biletave (Video)

Nga data 1 janar ka hyrë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat. Ky ligj i detyron të gjithë shfrytëzuesit e transportit publik të pajisen me kartelë elektronike, gjatë udhëtimit me to. Mirëpo, qytetarët shprehen tejet të revoltuar për miratimin e këtij ligji, sepse i detyron atа, nëpër këto temperatura të ulëta të presin para sporteleve për të nxjerrë kartela. Gjithashtu ju pengon fakti që ata nuk mund të paguajnë biletë vetëm për një udhëtim, por duhet që patjetër të paguаjnë së paku për 5 udhëtime, përcjell Telegtafi Maqedoni.

Qytetarët për televizionin Shenja thonë se shkaktar të pritjes së tyre shumëorësh është mungesën e sporteleve të mjaftueshme si dhe të punësuarve që punojnë aty dhe janë shumë të pakët dhe kjo pritje shpesh edhe shkakton zënka mes qytetarëve, për shkak se nuk respektohet radha.

Ndërsa, disa të tjerë shprehen të kënaqur me këtë sistem, sepse siç thonë ata, tani mund që t’i shfrytëzojnë edhe autobusët publik edhe ato privat dhe nuk do të presin gjatë nëpër stacione autobusash.


Në anën tjetër, pronarët e transportusëve privat nuk janë aspak të kënaqur nga sjellja në fuqi e këtij ligji nga ana e Qytetit të Shkupit, sepse përfitimet e tyre janë shkurtuar në mënyrë drastike.

Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, nga ana e Qytetit të Shkupit, udhëtarët paraprakisht do të duhet të plotësojnë mjete në vendet e autorizuara të shitjes. Shuma minimale për plotësim është 100, ndërsa maksimalja 6.000 denarë, pa afat të shfrytëzimit.

Gjithashtu nga 1 janari janë hequr edhe disa nga linjat e transportuesit publik dhe ato relacione do të funksionojnë vetëm transportuesit privat, ndër to autobusët me numër 9, 12, 19, 55, që konsiderohen ndër linjat më të frekuentuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori