LAJMI I FUNDIT:

Atllasi që ngriti në këmbë Serbinë, ku Kosova figuron si shtet i pavarur (Foto)

Atllasi që ngriti në këmbë Serbinë, ku Kosova figuron si shtet i pavarur (Foto)

Në librin për fëmijë të titulluar “Atllasi im i parë me fotografi ngjitëse” i shtëpisë botuese “Laguna”, Kosova figuron si shtet i pavarur dhe plotësisht i ndarë nga Serbia. Në hartën e botuar të botës, kufijtë e Kosovës janë të shënjuar njësoj si çdo shtet tjetër, dhe ky fakt ka nervozuar tej mase opinionin në Serbi.

Një libër tjetër për fëmijë sërish ka shokuar opinionin në Serbi, por kësaj radhe sipas mediave serbe kjo ka ndodhur për shkaqe politike, transmeton Telegrafi.


Në librin për nxënësit parashkollor “Atllasi im i parë”, brenda kufijve të Serbisë nuk figuron Kosova. Në të Kosova është shënjuar si çdo vend tjetër i rajonit.

Ndërkaq në shtëpinë botuese “Laguna” janë munduar të arsyetohen, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë atllas politik, dhe se Kosova nuk përmendet askund si shtet.

“Nuk është e vërtetë që në atllasin për fëmijë Kosova figuron e ndarë nga Serbia. Çdo shtet në mënyrë të qartë është prezantuar me emrin e plotë të shtetit dhe të kryeqytetit të. Aty shkruan Serbia dhe Beogradi, askund nuk shkruan Kosova. Ju siguroj se “Atllasi im i parë i botës”, nuk është një atllas politik”, ka deklaruar Tanja Vuçkoviq nga shtëpia botuese “Laguna”. /Telegrafi/