Viti 2016 do të mbahet mend nga tifozët shqiptarë, në veçanti nga ata që kanë ndjekur që në hapat e para të xhudos Majlinda Kelmendin
Sportistja nga Peja fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Rio De Zhaneiros dhe triumfoi në shumë turne të mëdha ndërkombëtare.
Majlinda është sportistja e parë që i sjell medalje të artë Kosovës në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, sukses ky që shumë shtete e ëndërrojnë me dekada.
Kelmendi e cilësoi 2016-n si vitin më të mirë në karrierë, ndërsa nuk ngurroi të vendoste edhe objektivat e vitit 2017.
“Viti 2016 ka qenë viti më i mirë në jetën time dhe viti më i suksesshëm, duke marrë parasysh se në vitin 2015 kam qenë e lënduar dhe ka qenë shumë vështirë të kthehen në formën në të cilën kam qenë. Ka pasur shumë batica dhe zbatica, por shyqyr prej Zotit jam kthyer në formën më të mirë, pavarësisht dëmtimit, ia kam dalë të bëhem Kampione e Evropës dhe Kampione Olimpike. Viti 2016 në gjithë jetën time ka qenë viti më i mirë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në vitin 2017”, tha Kelmendi për Top Channel.
Xhudistja pejane ka folur edhe për vitin 2017. Majlinda premton suksese edhe në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror, që janë objektivat e Majlindës për 12 muajt në vazhdim.
“Në vitin 2017 shpresoj shumë se nuk do të kem probleme me dëmtimet dhe objektivi kryesor do të jetë Kampionati i Evropës në muajin prill dhe Kampionati i Botës që është në Budapest, në muajin gusht. Shpresoj shumë së do ta rikthej titullin e Botës të cilin nuk kam mundur ta mbroj në vitin 2015 për shkak të dëmtimit”, deklaroi Kelmendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe