LAJMI I FUNDIT:

Velesi me treg të mbuluar

Velesi me treg të mbuluar

Komuna e Velesit me ndryshimet e reja dhe me buxhetin e vitit 2017 ka paralajmëruar se do të mbindërtojë tregun e qytetit duke investuar në mbulimin e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas buxhetit të propozuar, ky ndryshime Komunës do t’i kushtojë hiç më pak se 200.000 euro.

Të gjithë mjetet do të sigurohen nga buxheti i kësaj komune.


”Së pari do të mbulojmë pjesën e poshtme të tregut. Projekti është gati dhe të njejtin e kemi dërguar tek kompania që do të kryej punët. Objekti është ideuar të ketë edhe pjesë komerciale për shitore të mbyllura për kompani serioze dhe të interesuara që të investojnë.” thonë mes tjerash nga Komunë e Velesit./Telegrafi/